Në moshën 81-vjeçare vdiq gazetari i njohur bullgar dhe internacionalist Ivan Garellov. Prezantuesi televiziv dhe autori i programeve të rëndësishme politike ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në neuroreanimacionin e spitalit të trajtimit urgjent "Pirogov". Ai u dërgua atje me shpejtësi pas një traume në tru në mes të korrikut të këtij viti.
Ivan Garellov e filloi karrierën e tij gazetareske në Televizionin Bullgar (sot BNT) në vitin 1972 si reporter. Më pas, për 21 vjet drejtoi programin politiko-informativ “Panorama”. Në fillim të tranzicionit krijoi programin gazetaresk të mbrëmjes “Ekipi 4” në televizionin publik kombëtar. Pas vitit 2000 punoi për një kohë të shkurtër në Nova TV si shef i departamentit të lajmeve dhe më pas drejtoi programe në bTV dhe TV7. Gjatë viteve, Garellov ka mbuluar ngjarjet në Qipro dhe Greqi, duke intervistuar një sërë shtetarësh dhe personalitetesh të shquara nga fqinji ynë jugor, raporton BNT. Ai është autor i librave të shumtë, ndër të cilët i fundit ka të bëjë me konfliktin në Lindjen e Mesme, për të cilin gazetari tregon nga veta e parë.
Para aksidentit, Ivan Garellov ishte duke punuar mbi librin e tij të fundit në vendpushimin e Detit të Zi "Sveti Vllas".
Në ngushëllimet e tij, kreu i shtetit Rumen Radev deklaroi: "Profesionalizmi i Ivan Garellovit u ndërtua jo vetëm mbi baza të qëndrueshme morale, erudicionin e madh dhe standardet gazetareske, por edhe mbi një ndërgjegje qytetare, të cilën ai e mbrojti nga ndërhyrjet e papastra për t'u bërë një shembull i gazetarisë së guximshme. Sipas fjalëve të Radevit, Ivan Garellov “ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij si një personazh publik dhe nuk u tërhoq nga përkushtimi ndaj së vërtetës për të përmbushur misionin e tij më të rëndësishëm - t'i shërbejë shoqërisë me qëndrimet e tij kritike dhe të paanshme. “Leximi objektiv i tij i ngjarjeve ishte një udhërrëfyes i besueshëm për publikun dhe një pjesë thelbësore e përpjekjeve për të mbështetur pluralitetin e opinioneve në mjedisin mediatik në vendin tonë”, theksoi presidenti.
U prehtë në paqe!
Foto: BGNES, Rumen Radev - Facebook
Në 396 shkolla të së dielës të regjistruara për vitin e ri shkollor 2024/2025 në 43 shtete në 6 kontinente do të mësojnë mbi 32 000 fëmijë bullgarë. Më shumë se 2000 mësues do t'u japin prapë njohuri bashkatdhetarëve tanë të rinj - jo vetëm për..
Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të lajmeve "Jenigyn". Sipas statistikave të cituara nga botimi, në Turqi një person ha afro 200 kg bukë në..
Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..