Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së.
"Përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan të udhëtimit pa viza është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të tregojë natyrën strategjike të marrëdhënieve midis dy vendeve tona", theksoi Kondov. Ai tregoi se deri në fund të vitit do të nisë një fushatë informuese për rritjen e informimit të shoqërisë për Programin dhe sqarimin e kushteve dhe procesit të aplikimit për vizë për SHBA-në. Qëllimi është ulja e shkallës së refuzimit - një kriter i domosdoshëm për heqjen e vizave. Ambasadori Merten konfirmoi gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së në Sofje për të vazhduar ndihmën në përpjekjet e Bullgarisë për përfshirje në program.
Në bisedë Kondov ngriti edhe çështjen e lidhjes së Marrëveshjes për sigurinë shoqërore ndërmjet Bullgarisë dhe SHBA-së, e cila do të ishte në interes të qytetarëve bullgarë që punojnë apo jetojnë në SHBA. U diskutua edhe bashkëpunimi me SHBA-në për të kundërshtuar manipulimin e huaj të informacionit.Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..