Si rezultat i dialogut të intensifikuar dhe veprimeve të autoriteteve kompetente të Bullgarisë dhe Turqisë, u raportua një rënie prej më shumë se 70% e presionit migrator, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në informacion thuhet se Ministri i Brendshëm në detyrë, Atanas Illkov, ka diskutuar me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Mehmet Sait Ujanëk, masat për mbrojtjen e kufirit të përbashkët, luftën kundër trafikut të drogës dhe rindërtimin e pikës kufitare (PKK) "Kapitan Andreevo". Ambasadori turk ka falënderuar shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e kalimit të rrugës së trafikut të drogës nga dhe drejt Evropës, përfshirë edhe në ajër.
Është vërejtur edhe organizimi i mirë i përbashkët për kalimin e papenguar të qytetarëve nëpër pikën kufitare "Kapitan Andreevo", nga ku këtë vit është regjistruar një numër rekord i automjeteve të pasagjerëve - nga 5000 deri në 9000 në ditë në hyrje të Turqisë dhe 3500 - 5500 në dalje për në Bullgari. Në këtë drejtim është diskutuar projekti për rindërtimin dhe riparimin e plotë të pikës kufitare.
Në njoftimin e MPB-së thuhet gjithashtu se Atanas Ilkov i ka dërguar ftesë ministrit të punëve të brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, për ta vizituar Sofjen.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..