Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe situata në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale. Ministrat e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, Hakan Fidan i Turqisë dhe koordinatorja e lartë e OKB-së për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës Sigrid Kaag ishin gjithashtu të pranishëm si të ftuar specialë në takim. Në takim, ministri Kondov theksoi nevojën për forcimin dhe rritjen e forcave evropiane të mbrojtjes, si dhe nevojën për rritjen e mbështetjes për Ukrainën për rimëkëmbjen e shpejtë të infrastrukturës energjetike të vendit. Lidhur me krizën në Gazë, ministri Kondov theksoi se "Bullgaria mbështet rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe udhërrëfyesin e presidentit Biden për paqen" dhe shtoi se për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është i nevojshëm kufizimi dhe de-përshkallëzimi i tensioneve. Bullgaria mbështet dhe merr pjesë në ofrimin e ndihmës humanitare, shtoi ai.
Në kuadër të takimit jozyrtar, ministri i jashtëm bullgar diskutoi me kolegen e tij rumune Luminica Odobesku për ndërtimin e korridorit multimodal të transportit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme lidhëse mes dy vendeve.Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..