Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe situata në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale. Ministrat e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, Hakan Fidan i Turqisë dhe koordinatorja e lartë e OKB-së për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës Sigrid Kaag ishin gjithashtu të pranishëm si të ftuar specialë në takim. Në takim, ministri Kondov theksoi nevojën për forcimin dhe rritjen e forcave evropiane të mbrojtjes, si dhe nevojën për rritjen e mbështetjes për Ukrainën për rimëkëmbjen e shpejtë të infrastrukturës energjetike të vendit. Lidhur me krizën në Gazë, ministri Kondov theksoi se "Bullgaria mbështet rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe udhërrëfyesin e presidentit Biden për paqen" dhe shtoi se për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është i nevojshëm kufizimi dhe de-përshkallëzimi i tensioneve. Bullgaria mbështet dhe merr pjesë në ofrimin e ndihmës humanitare, shtoi ai.
Në kuadër të takimit jozyrtar, ministri i jashtëm bullgar diskutoi me kolegen e tij rumune Luminica Odobesku për ndërtimin e korridorit multimodal të transportit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme lidhëse mes dy vendeve.Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..