Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev.
Ekspozita do të hapë dyert e saj në galerinë e kryeqytetit DOT Sofia më 3 shtator dhe do të shënojë fillimin e një sërë ngjarjesh që lidhen me njohjen dhe dokumentimin e zonës në të cilën ndodhet ndërtesa e galerisë, përkatësisht - Sofja e Vjetër, rajoni "Vëzrazhdane" dhe kryesisht “Tregu i Grave”.
Vizitorët do të mund të shikojnë disa nga fotot më të njohura të fotografit, i cili ka punuar për shumë vite në studion kinematografike “Bojana”, arkivi i të cilit përfshin foto nga rreth 7000 filma. Shëtitja e tij me fotografi fillon në vitin 1975 nga Stacioni Qendror dhe kalon nëpër vendet emblematike të kryeqytetit - Ura e Luanit, Bulevardi “Georgi Kirkov”, Rruga “Zhdanov2, para Xhamisë, Dyqanit QendrorTregtar (CUM), Sheshit “Lenin” dhe përfundon rreth bulevardit “Stambolijski”, mësojmë nga njëri prej kuratorëve – Tihomir Stojanov.
Përveç pamjes arkitekturore të Sofjes, fotografitë tregojnë edhe jetën shoqërore të asaj kohe. Po shohim shumë njerëz në rrugë, me nxitim, duke bërë pazar, duke kaluar njëri-tjetrin... "Vizitorët do të ndjejnë dinamikën e qytetit, pulsin e tij siç ishte në vitet 1970," tha Stojanov për BNR.
Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Arkivin Vizual Bullgar dhe Klubin Kinematografik "Super 8" dhe mund të shikohet deri më 5 tetor.
Lexoni akoma:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: visualarchive.bg, Facebook / DOT Sofia
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..