Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Foto: paralympic.org

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e premte dhe e shtunë).

Ruzhdi Ruzhdi

Të tre përfaqësuesit tanë janë sportistë të atletikës së lehtë, përfshirë kampionin olimpik të Rio 2016, Ruzhdi Ruzhdi. Ai do të garojë për një medalje në garën e hedhjes së gjyles në kategorinë F55 (që do të thotë se garuesi ka funksion të plotë të krahut dhe funksion të pjesshëm të bustit, por nuk ka funksion të këmbës).

Hristijan Stojanov

Hristijan Stojanov, i cili është sportisti numër 1 i Bullgarisë me aftësi të kufizuara për vitin 2023 dhe fitues i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, do të marrë pjesë në vrapimin e 1500 metrave në Paris. Ai garon në kategorinë T46, d.m.th. është në mesin e sportistëve me një krah të amputuar.

Stella Eneva

Në Lojërat Paralimpike rikthehet edhe Stella Eneva, e cila është dalluar më shumë se një herë në disiplinën e hedhjes së diskut për femra. Kategoria e saj është F57 (për personat me gjymtyrë të dëmtuara që konkurrojnë në një pozicion ulur). Eneva është fituese e medaljes së argjendtë në Pekin 2008 dhe Londër 2012, dhe tani po rikthehet pas një mungese nëntëvjeçare për shkak të një ndëshkimi për përdorimin e dopingut.

Pjesëmarrja e parë e Bullgarisë në Lojrat Paraolimpike ishte në Seul të vitit 1988 dhe që atëherë bullgarët kanë fituar 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 3 bronzi. Nga këto, vetëm një medalje nuk është në atletikë – medalja e argjendit e Petja Jurovës në garat e notit në Atlantë në vitin 1996.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: paralympic.org, Ministria e Rinisë dhe Sportit, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov e nisi me fitore në US Open

Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..

botuar më 24-08-27 10.05.PD

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD

Në Sofje fillon turneu i çiklizmit në vend

Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..

botuar më 24-08-24 6.15.PD