Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Foto: paralympic.org

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e premte dhe e shtunë).

Ruzhdi Ruzhdi

Të tre përfaqësuesit tanë janë sportistë të atletikës së lehtë, përfshirë kampionin olimpik të Rio 2016, Ruzhdi Ruzhdi. Ai do të garojë për një medalje në garën e hedhjes së gjyles në kategorinë F55 (që do të thotë se garuesi ka funksion të plotë të krahut dhe funksion të pjesshëm të bustit, por nuk ka funksion të këmbës).

Hristijan Stojanov

Hristijan Stojanov, i cili është sportisti numër 1 i Bullgarisë me aftësi të kufizuara për vitin 2023 dhe fitues i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, do të marrë pjesë në vrapimin e 1500 metrave në Paris. Ai garon në kategorinë T46, d.m.th. është në mesin e sportistëve me një krah të amputuar.

Stella Eneva

Në Lojërat Paralimpike rikthehet edhe Stella Eneva, e cila është dalluar më shumë se një herë në disiplinën e hedhjes së diskut për femra. Kategoria e saj është F57 (për personat me gjymtyrë të dëmtuara që konkurrojnë në një pozicion ulur). Eneva është fituese e medaljes së argjendtë në Pekin 2008 dhe Londër 2012, dhe tani po rikthehet pas një mungese nëntëvjeçare për shkak të një ndëshkimi për përdorimin e dopingut.

Pjesëmarrja e parë e Bullgarisë në Lojrat Paraolimpike ishte në Seul të vitit 1988 dhe që atëherë bullgarët kanë fituar 5 medalje ari, 9 argjendi dhe 3 bronzi. Nga këto, vetëm një medalje nuk është në atletikë – medalja e argjendit e Petja Jurovës në garat e notit në Atlantë në vitin 1996.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: paralympic.org, Ministria e Rinisë dhe Sportit, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov në gjysmëfinale në Brisbane

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..

botuar më 25-01-03 11.24.PD

Përcollëm një vit të suksesshëm sportiv, por pa entuziazëm të furishëm

Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një shkrim të bukur mbi shirit, Boryana Kaleyn shkruan mesazhin se me forcë dhe besim mund të arrijmë edhe..

botuar më 25-01-03 7.15.PD
Grigor Dimitrov

Një fillim i suksesshëm i vitit 2025 për Grigor Dimitrov – tenisti më i mirë bullgar shkon në çerekfinale në Brisbane

Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi tenisin australian Aleksandër Vukiq me 2:0 sete, pasi fitoi setin e parë me rezultat 6:2 dhe setin e..

botuar më 25-01-01 10.19.PD