Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit. Shenjtëria do të sillet nga Mitropoliti Nikollaj në Katedralen “Fjetja e Shenjtë e Hyjlindëses” më 13 gusht. Në kuadër të kreshmës së Virgjëreshës, peshkopi do të shërbejë një liturgji - kanun lutjesh për Virgjëreshën e Bekuar. Liturgjia është pjesë e shërbesave peshkopale të mbrëmjes gjatë periudhës së lutjes dhe kreshmimit përpara datës 15 gusht, kur bie Ditën e Fjetjes së Hyjlindëses.
Besohet se ikona shëron gratë nga infertiliteti dhe ndihmon me shumë sëmundje të fëmijërisë. Shtëpia e saj është kisha në lagjen Gorni Voden të qytetit Asenovgrad.
Në sinaksarin e Hieromonkut Ananij Klinis nga viti 1765, përshkruhet historia e ngjizjes së mrekullueshme të një gruaje që në shenjë mirënjohjeje e dekoroi ikonën me një mollë ari, prej nga vjen emri i ikonës së mrekullueshme të Virgjëreshës nga shekulli i XVII-të - "Molla e Artë".
Lexoni më shumë:
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..
Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..