Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi ministri i kulturës Najden Todorov zhvilloi takime me delegatë nga vende të ndryshme, në të cilat u konstatua qëndrim pozitiv përkrahës.
Kandidimi ka marrë mbështetje të parezervë edhe nga partitë parlamentare në vendin tonë, tha Todorov. Më 30 korrik, qeveria miratoi kandidaturën e Prof. Dr. Nikollaj Nenov për kryetar të sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në periudhën qershor – korrik 2025. Ai është profesor i muzeologjisë dhe etnologjisë dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Hera e fundit që vendi priti një forum të nivelit të lartë të UNESCO-s ishte në vitin 1985, kur në Sofje u organizua sesioni i Konferencës së Përgjithshme të organizatës.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..