Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi ministri i kulturës Najden Todorov zhvilloi takime me delegatë nga vende të ndryshme, në të cilat u konstatua qëndrim pozitiv përkrahës.
Kandidimi ka marrë mbështetje të parezervë edhe nga partitë parlamentare në vendin tonë, tha Todorov. Më 30 korrik, qeveria miratoi kandidaturën e Prof. Dr. Nikollaj Nenov për kryetar të sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në periudhën qershor – korrik 2025. Ai është profesor i muzeologjisë dhe etnologjisë dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Hera e fundit që vendi priti një forum të nivelit të lartë të UNESCO-s ishte në vitin 1985, kur në Sofje u organizua sesioni i Konferencës së Përgjithshme të organizatës.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..