Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Foto: knsb-bg.org

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Ato tregojnë se gjithsej 40 milionë ose 15% e të gjithë punëtorëve në BE nuk mund të përballojnë pushimet e një jave. Numri i tyre u rrit me afro 2 milionë në një vit dhe në Bullgari kjo rritje është më e madhja. Sipas të dhënave, në vitin 2022, për mbi 957 mijë bullgarë që punojnë, pushimi njëjavor ishte mirazh. Krahasuar me një vit më parë, rritja e tyre është mbi 2%.

Ndër vendet me më shumë të punësuar që nuk mund të përballojnë pushimet janë gjithashtu Rumania - një në tre, Qiproja dhe Greqia - një në katër. Parashikimet e sindikatave evropiane për vitin 2023 janë pesimiste, për shkak të rritjes drastike të çmimeve të pushimeve verën e kaluar në të gjithë BE-në, të kombinuara me pagat reale që ranë në të gjithë BE-në vitin e kaluar për shkak të inflacionit, paralajmëron konfederata.

Sindikatat evropiane theksojnë se është e domosdoshme që BE-ja dhe shtetet anëtare të sigurojnë që të gjithë punëtorët të përfitojnë nga kontratat kolektive. Jo vetëm që kontratat kolektive sigurojnë paga më të drejta, por punëtorët e mbuluar nga ato gëzojnë deri në dy javë më shumë kohë pushimi çdo vit.

Direktiva e miratuar për pagën minimale kërkon që të gjitha shtetet anëtare të sigurojnë që të paktën 80% e punëtorëve të mbulohen nga kontratat kolektive. Afati i fundit për zbatimin e Direktivës në legjislacionin kombëtar është 15 nëntori.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD