Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Ato tregojnë se gjithsej 40 milionë ose 15% e të gjithë punëtorëve në BE nuk mund të përballojnë pushimet e një jave. Numri i tyre u rrit me afro 2 milionë në një vit dhe në Bullgari kjo rritje është më e madhja. Sipas të dhënave, në vitin 2022, për mbi 957 mijë bullgarë që punojnë, pushimi njëjavor ishte mirazh. Krahasuar me një vit më parë, rritja e tyre është mbi 2%.
Ndër vendet me më shumë të punësuar që nuk mund të përballojnë pushimet janë gjithashtu Rumania - një në tre, Qiproja dhe Greqia - një në katër. Parashikimet e sindikatave evropiane për vitin 2023 janë pesimiste, për shkak të rritjes drastike të çmimeve të pushimeve verën e kaluar në të gjithë BE-në, të kombinuara me pagat reale që ranë në të gjithë BE-në vitin e kaluar për shkak të inflacionit, paralajmëron konfederata.
Sindikatat evropiane theksojnë se është e domosdoshme që BE-ja dhe shtetet anëtare të sigurojnë që të gjithë punëtorët të përfitojnë nga kontratat kolektive. Jo vetëm që kontratat kolektive sigurojnë paga më të drejta, por punëtorët e mbuluar nga ato gëzojnë deri në dy javë më shumë kohë pushimi çdo vit.
Direktiva e miratuar për pagën minimale kërkon që të gjitha shtetet anëtare të sigurojnë që të paktën 80% e punëtorëve të mbulohen nga kontratat kolektive. Afati i fundit për zbatimin e Direktivës në legjislacionin kombëtar është 15 nëntori.
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar..
Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në..
Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën..