Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për financimin e anijes kërkimore-shkencore “Shenjtor Kirill and Metodij” dhe misionet e Antarktidës, tha ministri në Varna. Në kryeqytetin detar, ministri Cokov asistoi në një ceremoni me rastin e tre vjetorit të hyrjes së anijes “Shenjtor Kirill and Metodij” në përbërje të Shkollës së Lartë Detare “Nikola Jonkov Vapcarov”. Në një ceremoni të veçantë në Stacionin Detar, u dekoruan oficerët e anijes, përfshirë komandantin e parë të anijes, kapiteni i gradës II, Nikollaj Danaillov. Nën komandën e tij, anija përfundoi dy misione të suksesshme në Antarktidë. Në misionin e radhës, i cili aktualisht është duke u përgatitur, në krye të anijes do të jetë ndihmësi i mëparshëm i komandantit Radko Muevski.
Lexoni më shumë:
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..