Operatorët celularë do të ndërmarrin hapa urgjent për të përmirësuar mbulimin e rrjetit celular për popullatën në fshatin Voden dhe disa fshatra fqinjë.Këtë u vendosu në takimin e iniciuar nga kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov, pasi u bë e qartë se ndër problemet në reagimin ndaj fatkeqësisë natyrore ishte mungesa e mbulimit të komunikimeve mobile. “E drejta e njerëzve për komunikacione nuk mund t'i hiqet, kudo që janë”, theksoi dje Gllavçev.
Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve thekson se situata në Voden tregoi rëndësinë e projektit në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, i cili parashikon sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për 400 mijë bullgarë në zonat e vështira për t’u arritur dhe të largëta të vendit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme rifilloi zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhjet janë caktuar për 16 janarin 2025 dhe kandidatët kanë kohë deri më 24 tetor për të paraqitur konceptet e tyre...
Në një forum biznesi bullgaro-kinez në Sofje, presidenti Rumen Radev u theksoi bizneseve kineze avantazhet e mjedisit të biznesit në Bullgari dhe praninë e specialistëve të kualifikuar. "Nuk ka makinë të prodhuar në Evropë që të mos ketë komponentë..
Kapërcimi i krizës politike kërkon kthimin e parimeve në politikë dhe partitë të kuptojnë shumë qartë se besimi është çelësi i suksesit të tyre, theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Sipas presidentit, besimi..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave...
Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të..