Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn Witry, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Vladimer Mamuchashvili.
“Lludogorec” hapi rezultatin në minutën e 13-të të ndeshjes. Goli i dytë për bullgarët u shënua në minutën e 24-të me një kundërsulm të shpejtë. Në pjesën e dytë kampionët e Gjeorgjisë filluan të sulmojnë portën bullgare dhe në minutën e 62-të shënuan gol. Në minutën e 72-të, “Lludogorec” riktheu epërsinë me dy gola. Pavarësisht fitores, duhet të pendohemi që futbollistët tanë nuk arritën të shënonin më shumë gola, gjë që do t'i lejonte ata të shkonin më të qetë në Gjeorgji më 17 korrik për ndeshjen revansh.Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..