Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Prof.Vlladimir Kefallov
Foto: Arkiv personal

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në SHBA për afro tre dekada, lidhen me neuronet fotosensitive në përbërjen e retinës dhe janë një hap i rëndësishëm në luftën kundër një prej sëmundjeve më të rënda qëshpesh shkaktojnë verbëri. Për shumë vite, bashkatdhetari ynë drejton laboratorin e tij kërkimor përtej Oqeanit dhe në qarqet shkencore ai përcaktohet si një yll në hulumtimin e retinës.

Kur Vlladimiri i ri u nis për në SHBA në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, babai i tij po bënte plane për karrierën e tij diplomatike dhe iu desh shumë kohë për të pranuar se fizika që biri i tij kishte nisur të studionte mund të ishte gjithashtu interesante dhe e dobishme. Dhe vetë Vlladimiri mezi e priste që të vinte koha kur Amerika do ta rendiste atë në mesin e 10 specialistëve të saj më të mirë në studimin e organit të të parit të njeriut. “Fillova me fizikën në Bullgari, pastaj studiova biofizikë në Boston”, thotë Prof. Vlladimir Kefallov në një intervistë me Elena Caneva, korrespondente e BNR në Çikago. Dhe shton:

“Në radhë të parë më çonte dashuria për shkencën dhe dashuria për një jetë më të pavarur. Erdha në Boston për të bërë një doktoraturë në biofizikë. Më pas bëra një specializim në Universitetin e Baltimorit “Johns Hopkins”. Pastaj pata laboratorin tim për gati 20 vjet në Sejnt Louis, Misuri dhe në Universitetin e Uashingtonit. Prej 2-3 vitesh jam këtu në Kaliforninë Jugore, ku është mbretëria e portokajve, dhe është me vërtet një vend qiellor, klimë e mrekullueshme, det i mahnitshëm, por kjo nuk ishte ëndrra e jetës sime, thjesht ndodhi kështu" - thotë prof. Kefallov.

Profesori aktualisht jeton në Orinxh Kaunti mes pemëve portokalli. Së bashku me bashkëshorten Maja Kefallova kanë 3 fëmijë të rritur që kanë marrë rrugën e jetës së tyre. Dhe po, Prof. Kefallov është një njeri i shkencës! Por nëse e imagjinoni atë me një mjekër të bardhë, një vështrim të shpërqendruar dhe një fytyrë serioze, kjo nuk ka të bëjë fare me burrin miqësor në moshë mesatare, që i pëlqen të bëjë shaka dhe të bëjë xhiro në Amerikë me një motoçikletë. Ai thotë se ka vizituar 46 nga 48 shtetet amerikane me dy rrota. Përveç kësaj, ai e do muzikën dhe vazhdon të jetë i dashuruar pas fizikës!

Prof. Vlladimir Kefallov dhe familja e tij

Hulumtimet e Vlladimir Kefallov janë të fokusuara në trajtimin e sëmundjeve që shkaktojnë humbje të shikimit. Cila nga këto sëmundje është ndër më të zakonshmet dhe më të vështirat për t'u trajtuar?

“Ndoshta më i zakonshmi dhe më i përhapuri është degjenerimi makular - pjesa qendrore e retinës, i cili shfaqet në një përqindje të madhe të të moshuarve. Sa më i moshuar bëhet një person, aq më shumë ka të ngjarë të zhvillojë sëmundjen. Xhaxhai im kishte degjenerim makular. Dhe kjo, për fat të keq, është ende një sëmundje që nuk ka shërim. Shumë shkencëtarë po punojnë për këtë dhe po përpiqen të zhvillojnë një trajtim sepse është një sëmundje shumë komplekse dhe ne nuk e dimë ende se çfarë e shkakton atë.”

Shkencëtari bullgar dhe ekipi i tij kryen studime të ndryshme, disa prej të cilave bazoheshin në terapinë gjenetike.

“Laboratori im fokusohet më shumë në diçka më të thjeshtë, që është sëmundja Retinitis Pigmentosa – shpjegon Vlladimir Kefallov. - Ajo gjithashtu lidhet me degjenerim të qelizave optike, por te ajo është më e lehtë të kuptohet se cili është shkaku. Këto janë zakonisht mutacione gjenetike dhe ne po zhvillojmë terapi që shpresojmë se do të jenë të zbatueshme edhe për degjenerimin makular”.

Nëse e ardhmja ofron një mundësi, Prof. Vlladimir Kefallov me kënaqësi do të punonte në projekte me kolegët e tij nga Bullgaria, siç ndau shkencëtari në intervistën për BNR.

Lexoni më shumë:


Përpiloi: Veneta Nikollova (bazuar në një intervistë e Elena Caneva – korrespondente e BNR - “Horizon” në Çikago)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD