Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Atanas Dallçev
Foto: bulgarianhistory.org

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për nga arsimi, ai jepte mësime turqisht dhe bullgarisht në Liceun e famshëm të Djemve në Selanik. Ai u zgjodh deputet i rrethit të Seresit në parlamentin osman në kohën e Hyrrietit. 

Atanas Dallçev (në mes), Aleksandër Muratov (majtas) dhe Radoj Ralin

Atanas Dallçev është krijuesi i të ashtuquajturës lirika e subjektit në poezinë bullgare dhe së bashku me Dimitër Pantaleev dhe Georgi Karaivanov themeluan një rrymë të tërë në poezinë bashkëkohore bullgare - kujton për BGNES kritiku letrar prof. Mihaill Nedellçev.

Para 9 shtatorit 1944, Dallçevi botoi katër libra - "Poezi", "Dritare", "Paris" dhe "Engjëlli i Shartër". Një kritik i famshëm madje e akuzoi se shkruan shumë pak - 1-2 vjersha në vit. I pyetur nëse kishte ndonjë poezi të dobët, Dallçev u përgjigj: "Jo, unë shkruaj vetëm poezitë e mia të mira".

Përveçse poet, Dallçevi ishte edhe një përkthyes shumë i mirë i prozës dhe lirikës nga të 5 gjuhët kryesore evropiane. Për aftësitë e tij në përkthim, ai u vlerësua në Evropën Perëndimore dhe Lindore, ku u nderua me një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Megjithëse nuk u vu në presion pas 9 shtatorit 1944, krijuesi në një shkallë të madhe u hoq nga veprimtaria aktive letrare, pasi autoritetet e asaj kohe konsideronin se poezia e tij trajtonte tema fetare dhe problematika abstrakte. Për Dalçevin nuk flitej dhe ai nuk botonte libra për 20 vjet. Gjithsesi gjatë gjithë kësaj kohe librat e tij kërkoheshin.

Mezi në vitin 1965 ai botoi ​​shënimet e tij të famshme jashtëzakonisht të fuqishme - të shkurtra, kritike, filozofike - madje fragmente peizazhi, të cilat ribotohen dhe lexohen deri më sot.


Redaktor: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Bulgariahistory.org, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bateristi Ivan Dimov hap shtëpinë e tij pranë Cyrihut për artistë nga Bullgaria

"Jeta e një muzikanti është shumë e bukur, nëse arrin ta jetosh ashtu siç dëshiron dhe me muzikën që dëshiron, e jo me atë që tregu të imponon", beson bateristi Ivan Dimov. Karriera e tij muzikore lidhet me dy grupe ikonike bullgare të krijuara në vitet..

botuar më 25-04-02 7.30.PD

Kur pushka shndërrohet në flaut – Konstantin Zllatev dhe arti me mesazh për paqe

Para 27 vitesh, pasiguria në të cilën ndodhej vendi ynë, por edhe pasioni për ngjitje, e bëri bashkatdhetarin tonë, Konstantin Zllatev, të marrë çantën mbi supe dhe me rreth 3000 dollarë të niset drejt një ëndrre – të ngjisë ndonjë prej majave..

botuar më 25-03-16 10.05.PD

Iva Jordanova - udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje bullgare

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju prezantojmë me atë - një grua bullgare me një arsimim, aktivitet social dhe politik mbresëlënës, e cila ndërton jetën e saj midis Evropës dhe SHBA-së për 20 vitet e fundit, dhe vetëm një muaj më parë në Nju Jork ajo u..

botuar më 25-03-08 8.30.PD