Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për nga arsimi, ai jepte mësime turqisht dhe bullgarisht në Liceun e famshëm të Djemve në Selanik. Ai u zgjodh deputet i rrethit të Seresit në parlamentin osman në kohën e Hyrrietit.
Atanas Dallçev është krijuesi i të ashtuquajturës lirika e subjektit në poezinë bullgare dhe së bashku me Dimitër Pantaleev dhe Georgi Karaivanov themeluan një rrymë të tërë në poezinë bashkëkohore bullgare - kujton për BGNES kritiku letrar prof. Mihaill Nedellçev.
Para 9 shtatorit 1944, Dallçevi botoi katër libra - "Poezi", "Dritare", "Paris" dhe "Engjëlli i Shartër". Një kritik i famshëm madje e akuzoi se shkruan shumë pak - 1-2 vjersha në vit. I pyetur nëse kishte ndonjë poezi të dobët, Dallçev u përgjigj: "Jo, unë shkruaj vetëm poezitë e mia të mira".
Përveçse poet, Dallçevi ishte edhe një përkthyes shumë i mirë i prozës dhe lirikës nga të 5 gjuhët kryesore evropiane. Për aftësitë e tij në përkthim, ai u vlerësua në Evropën Perëndimore dhe Lindore, ku u nderua me një sërë çmimesh ndërkombëtare.
Megjithëse nuk u vu në presion pas 9 shtatorit 1944, krijuesi në një shkallë të madhe u hoq nga veprimtaria aktive letrare, pasi autoritetet e asaj kohe konsideronin se poezia e tij trajtonte tema fetare dhe problematika abstrakte. Për Dalçevin nuk flitej dhe ai nuk botonte libra për 20 vjet. Gjithsesi gjatë gjithë kësaj kohe librat e tij kërkoheshin.
Mezi në vitin 1965 ai botoi shënimet e tij të famshme jashtëzakonisht të fuqishme - të shkurtra, kritike, filozofike - madje fragmente peizazhi, të cilat ribotohen dhe lexohen deri më sot.
Redaktor: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bulgariahistory.org, BGNES
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..