Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë.
Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Letërsisë Sllave.Këtë ditë, në sallën e koncerteve "Bëllgaria", në kuadër të edicionit të 55-të të Festivalit Ndërkombëtar "Javët Muzikore të Sofjes", do të mbahet Koncerti Jubilar i Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Ai i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të institucionit arsimor, si dhe 120 vjetorit të lindjes së mbrojtësit të tij, kompozitorit Ljubomir Pipkov.
Filarmonia e të Rinjve "Sofja" dhe Kapela Korale e të Rinjve - të dyja nën drejtimin e maestros Sllavill Dimitrov - do të prezantojnë vepra të kompozitorëve Aleksandër Borodin, Kamij Sen-Sans, Frederik Shopen, Ljubomir Pipkov dhe Panço Vlladigerov.
Si të ftuar specialë do të marrin pjesë yjet e dashur dhe me famë botërore pianisti Ljudmill Angellov dhe violinisti Vesko Eshkenazi, gjithashtu të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov".
Ekspozita jubilare kushtuar Shkollës mund të shihet nga 21 maj në vet shkollë. Një kulm i saj është zbulimi i një basorelievi të kompozitorit të njohur, emrin e të cilit mban shkolla e muzikës.
Të dy aktivitetet zhvillohen nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Allbena Bezovska, musicabulgara.com, sofiaphilharmonic.com, Radio Shumen,Trupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo..
Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..