Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë përmes rekrutimit në rezervën vullnetare. Rezervistët do të tërhiqen nga paga më e lartë dhe modernizimi i armatimeve. Arma e vjetër sovjetike i zmbraps të rinjtë, sipas një sondazhi sociologjik, tha ministri, cituar nga "24 Çasa".
“Nëse kjo nuk ndihmon, ne do të mendojmë për masa të tjera. Nuk po flasim për kthimin e rekrutimit të detyrueshëm, por për përgatitjen e qytetarëve për mbrojtjen e atdheut. Ka të bëjë me disa kategori nëpunësish civilë, për të cilët mund të vendoset kërkesa e detyrueshme për trajnim ushtarak”, tha ministri. Sipas tij, ata që dëshirojnë të punojnë në strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë do t'i nënshtrohen trajnimit ushtarak përpara se të bëhen nëpunës civilë.Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..