Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim".
Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë leksionesh në Institutin Goethe – “Vallet e shtrigave”, “Performanca dhe trupi brenda dhe jashtë kubit të bardhë”, “Vlera e kërcimit”.
Programi artistik ndërkombëtar do të hapet më 14 maj me shfaqjen “Kërcimtarja radikale” të koreografes gjermane Zufit Simon, i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Faust” për një performancë kërcimi.
Në kuadër të festivalit do të ketë edhe një platformë bullgare të kërcimit, ku 40 kuratorë dhe drejtorë teatrosh dhe festivalesh në Evropë, Korenë e Jugut, Egjipt dhe Jordani do të njihen me 13 shfaqje bullgare dhe do të mund të ftojnë artistët për pjesëmarrje jashtë vendit.Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..