Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim".
Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë leksionesh në Institutin Goethe – “Vallet e shtrigave”, “Performanca dhe trupi brenda dhe jashtë kubit të bardhë”, “Vlera e kërcimit”.
Programi artistik ndërkombëtar do të hapet më 14 maj me shfaqjen “Kërcimtarja radikale” të koreografes gjermane Zufit Simon, i vlerësuar me çmimin prestigjioz “Faust” për një performancë kërcimi.
Në kuadër të festivalit do të ketë edhe një platformë bullgare të kërcimit, ku 40 kuratorë dhe drejtorë teatrosh dhe festivalesh në Evropë, Korenë e Jugut, Egjipt dhe Jordani do të njihen me 13 shfaqje bullgare dhe do të mund të ftojnë artistët për pjesëmarrje jashtë vendit.Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...