Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë në Bolonja

Ku janë librat e mi të fëmijërisë, më thuaj, o sanduku im i pluhurosur*

Një histori mund të jetë shumë qesharake, por dhe edukative në një mënyrë shumë të pazakontë, sipas botuesit Dimitër Rikov

Foto: Panairi i Librit për Fëmijë të Bolonja

“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga shkrimtarët më të dashur për fëmijë. Edhe sot në Bolonja mund të hash akullore pranë Sheshit të Madh, por pallati i të qeshurave dhe imagjinatës së fëmijëve ndodhet jashtë qytetit. Aty ku çdo vit mbahet ekspozita më e madhe e letërsisë për fëmijë në botë - Panairi Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë. Edicioni i tij i 61-të fillon më 8 prill të këtij viti dhe do të vazhdojë deri më 11 prill. Në të do të marrin pjesë rreth 1500 botues, autorë dhe ilustrues nga mbi 90 vende. Mes tyre edhe këtë vit do të jetë Bullgaria me librat dhe autorët më të mirë për fëmijë të vitit të kaluar.

"Forumi atje është jashtëzakonisht i madh dhe i respektuar - thotë Venka Ragina, kryetarja e Shoqatës "Kultura dhe letërsia ", për Radio Bullgarinë. Për herë të parë, vendi ynë do të ketë mundësinë të prezantohet në mënyrë vërtet dinjitoze, me një pavijon më madh prej 64 metrash katrorë dhe ekspozitën “Gëzim, trishtim dhe shpresë. 25 ilustruesit bullgarë të librave për fëmijë", e cila është një nga gjërat më të rëndësishme për prezantimin e plotë të letërsisë bullgare për fëmijë. Kjo është në fakt pjesëmarrja e dytë e vendit tonë me një pavijon të veçantë dhe të stilizuar, kështu që do të ketë një dukshmëri serioze të kulturës bullgare në botimin e librave për fëmijë”.


Kështu pra na dukeshka

ndonjëherë bota e zymtë

Njerëz, mos u trishtoni -

Letrat e mira janë rrugës! - janë strofat e fundit nga "Letrat e mira" të shkrimtarit të paharruar bullgar për të rinj e të mëdhenj Valeri Petrov. “Letrat e mira” sot fshihen në librat për fëmijë, përrallat dhe poezitë, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme na mësojnë për jetën para jetës. Sot, këto histori festojnë festën e tyre.

Manoll Pejkov

Në Bullgari autorët bullgarë u lanë pas dore për një kohë shumë të gjatë - pranoi kohë më parë botuesi dhe përkthyesi Manoll Pejkov para Bellosllava Dimitrovës nga BNR. - Autorë të huaj janë botuar gjithmonë, ndonëse në një përzgjedhje mjaft të kufizuar. Deri vonë, në fakt, ne kishim një estetikë të caktuar- atë të ilustrimit nga përrallat popullore ruse dhe ilustrimin mjaft të ngjashëm 3D të Hollivudit. Gjëja tjetër që ishte shumë përcaktuese në zhanër ishin çmimet – mendohej se meqenëse bëhej fjalë për një libër për fëmijë, duhej të ishte jashtëzakonisht i lirë. Në dekadën e fundit filluan të shfaqen disa shtëpi botuese më të vogla entuziaste, të cilat filluan të botojnë libra për fëmijë të nivelit të lartë”, u shpreh Pejkov.

“Libri për fëmijë është një bishë e veçantë”, citon botuesi Dimitër Rikov autobiografinë e muzikantit Bruce Dickinson.

“Kjo është e mira e Bolonjës – takohen rrymat e ndryshme në artin artistik, sepse dihet shumë mirë se – në librat për fëmijë, kryesore janë ilustrimet, vizionet e ndryshme të artistëve në mbarë botën ndonjëherë bien dakort, por nganjëherë bien edhe ndesh. Ajo që ne, bullgarëve, na intereson është një vizatim më klasik, sllav, më afër estetikës së vendeve si Polonia, Lituania, Sllovenia, Ukraina, vende të tilla. Këto ilustrime janë disi më të kuptueshme, më afër zemrës së prindërve. Ndërkohë shumë prej artistëve tanë bullgarë punojnë me botues të huaj”.


Çfarë duhet t'i kushtohet rëndësi në tekstet për fëmijë të cilët rriten në mjedisin e inteligjencës artificiale? Një temë e ngjashme do të diskutohet nga ekspozuesit në Itali këtë vit. Fëmijët sot janë të ndryshëm nga ne kur ishim në moshën e tyre dhe duket se gjithnjë e më shumë preferojnë histori të reja dhe origjinale për botën dhe gjithçka në të.

Tregu dikton nevojën për takime të reja me personazhe të rinj, sepse fëmijët po lodhen nga historitë e njohura ku të këqijtë që i hanë çamarokët dhe të mirët i shpëtojnë në fund. Një përrallë mund të jetë shumë qesharake dhe edukative në një mënyrë shumë të pazakontë. Fëmijët kërkojnë libra të tillë”.


Fuqia më e madhe e librit për fëmijë është të bashkojë fëmijët dhe prindërit në një vend, dhe fëmijët do ta ndiejnë moralin e historisë në një mënyrë, ndërsa prindërit do të gjejnë një kuptim krejtësisht tjetër në të, por në fund të fundit të gjithë duhet të buzëqeshin, beson Dimitër Rikov.

* "Ku mbeti fëmijëria" Asen Kisimov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD