Si kusht i domosdoshëm për ushtrimin e votës në zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë më 9 qershor të këtij viti, kërkohet qëndrim të përhershëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se mund të votojnë vetëm qytetarët që “tre muajt e fundit kanë jetuar në Republikën e Bullgarisë ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian”.
Kjo do të thotë se shtetasit bullgarë duhet të jenë regjistruar me një adresë të përhershme dhe aktuale në territorin e Bullgarisë, ose me një adresë të përhershme në Bullgari dhe me një adresë aktuale në një shtet tjetër anëtar.
Për qytetarët e një shteti tjetër anëtar të BE-së, votimi në Bullgari do të jetë i mundur nëse ata kanë një adresë vendbanimi në territorin e Bullgarisë ose në territorin e një shteti tjetër anëtar të BE-së."Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..