Dhe këtë vit kremtimi i festës sonë kombëtare, 3 Marsit, do të shoqërohet me rrugëtimin tradicional me kompozim festiv në trenin për teren malor të Rodopeve. Për këtë qëllim Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZ) dhe Shoqata Qytetare “Për linjën e trasesë së ngushtë” po përgatisin një program argëtues. Treni do të niset nga stacioni Septemvri në orën 09:30 dhe do të mbërrijë në Jakoruda në orën 13:10.
Ndalesa e parë do të jetë në Stacionin e Cepinës, ku udhëtarët do të mund të shikojnë ekspozitën që gjurmon historinë e linjës në Shtëpinë-Muze. Në stacionin e Velingradit i pret një surprizë, të cilën organizatorët e mbajnë të fshehtë. Përpara se të mbërrijë në Jakoruda, treni do të ketë një ndalesë edhe në stacionin Avramovo - stacioni më i lartë në Gadishullin Ballkanik. Pasagjerët do të mund të ecin atje dhe të bëjnë foto në sfondin e peizazheve të bukura të Rodopeve. Pas mbërritjes në qytetin piktoresk të Jakoruda, do të ketë një paradë festive drejt qendrës së qytetit dhe një program të organizuar në shesh dhe në qendrën e Bibliotekësvendase.
Nisja për në stacionin Septemvri është planifikuar për në 16:30 nga Jakoruda. Përbërja e kompozimit festiv do të përfshijë edhe një vagon-bufe me ushqime për një udhëtim edhe më të këndshëm përgjatë rrugës piktoreske, duke kaluar malet Rilla, Pirin dhe Rodope, transmeton BDZ.
Foto: BGNES
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..