Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treni për teren malor i Rodopeve me një kompozim festiv për 3 Mars

Foto: BGNES

Dhe këtë vit kremtimi i festës sonë kombëtare, 3 Marsit, do të shoqërohet me rrugëtimin tradicional me kompozim festiv në trenin për teren malor të Rodopeve. Për këtë qëllim Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZ) dhe Shoqata Qytetare “Për linjën e trasesë së ngushtë” po përgatisin një program argëtues. Treni do të niset nga stacioni Septemvri në orën 09:30 dhe do të mbërrijë në Jakoruda në orën 13:10.

Jakoruda, 3 Mars

Ndalesa e parë do të jetë në Stacionin e Cepinës, ku udhëtarët do të mund të shikojnë ekspozitën që gjurmon historinë e linjës në Shtëpinë-Muze. Në stacionin e Velingradit i pret një surprizë, të cilën organizatorët e mbajnë të fshehtë. Përpara se të mbërrijë në Jakoruda, treni do të ketë një ndalesë edhe në stacionin Avramovo - stacioni më i lartë në Gadishullin Ballkanik. Pasagjerët do të mund të ecin atje dhe të bëjnë foto në sfondin e peizazheve të bukura të Rodopeve. Pas mbërritjes në qytetin piktoresk të Jakoruda, do të ketë një paradë festive drejt qendrës së qytetit dhe një program të organizuar në shesh dhe në qendrën e Bibliotekësvendase.

Jakoruda, 3 Mars

Nisja për në stacionin Septemvri është planifikuar për në 16:30 nga Jakoruda. Përbërja e kompozimit festiv do të përfshijë edhe një vagon-bufe me ushqime për një udhëtim edhe më të këndshëm përgjatë rrugës piktoreske, duke kaluar malet Rilla, Pirin dhe Rodope, transmeton BDZ.

Foto: BGNES

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët bullgarë i kushtojnë një konferencë ujit si një burim natyror i paçmuar

Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje ceremoniale kushtuar ujit - një burim natyror i paçmuar, një komponent i domosdoshëm i të gjithë..

botuar më 25-03-16 8.30.PD

“Luga e Kupidit” – një sfidë gatimi në Sofje për personat me aftësi të kufizuara

Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se personat me aftësi të kufizuara mund të përballojnë me sukses aktivitetet e përditshme kur u jepet..

botuar më 25-03-16 7.30.PD

Nxënësit do të jenë në gjendje të testojnë aftësitë e tyre PISA në një platformë online

Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..

botuar më 25-03-14 2.58.MD