Lufta në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po vazhdon prej dy vitesh. Sipas të dhënave nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në fund të vitit 2023, numri i civilëve të vrarë në Ukrainë tejkaloi 10 000, mbi 18 680janë të plagosurit, dhe gati gjysma e viktimave janë shumë prapa vijës së frontit. Mbi 4 milionë njerëz nga popullsia e vendit kanë kërkuar shpëtim dhe mbrojtje në vendet e BE-së, sipas statistikave të Eurostat.
"Nuk mund të qëndroni mënjanë dhe të shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë si një lloj shfaqjeje pas xhamit. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo i prek ata drejtpërdrejt," thotë Tetjana Staneva, bullgare besarabe, skenariste dhe regjisore. Për të na treguar se ajo që po ndodh në vendlindjen e saj nuk është thjesht një statistikë, por ngjarjet në Ukrainë ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë si evropianë, Tetjana filloi punën mbi serialin dokumentar “Letra nga lufta”. Episodi i parë - "Pulsi i Ukrainës" do të shfaqet për herë të parë sonte (23.02) në një event special në orën 18:00 në Klubin Ushtarak në Sofje.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..