Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një seri e re dokumentare për luftën në Ukrainë me premierë në Sofje

Skenaristja dhe regjisorja është bullgarja besarabe Tetjana Staneva

Foto: Facebook /Tetiana Staneva

Lufta në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po vazhdon prej dy vitesh. Sipas të dhënave nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në fund të vitit 2023, numri i civilëve të vrarë në Ukrainë tejkaloi 10 000, mbi 18 680janë të plagosurit, dhe gati gjysma e viktimave janë shumë prapa vijës së frontit. Mbi 4 milionë njerëz nga popullsia e vendit kanë kërkuar shpëtim dhe mbrojtje në vendet e BE-së, sipas statistikave të Eurostat.

"Nuk mund të qëndroni mënjanë dhe të shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë si një lloj shfaqjeje pas xhamit. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo i prek ata drejtpërdrejt," thotë Tetjana Staneva, bullgare besarabe, skenariste dhe regjisore. Për të na treguar se ajo që po ndodh në vendlindjen e saj nuk është thjesht një statistikë, por ngjarjet në Ukrainë ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë si evropianë, Tetjana filloi punën mbi serialin dokumentar “Letra nga lufta”. Episodi i parë - "Pulsi i Ukrainës" do të shfaqet për herë të parë sonte (23.02) në një event special në orën 18:00 në Klubin Ushtarak në Sofje.

Tetjana Staneva na tregoi në një intervistë të Radio Bullgarisë për personazhet e filmit, për jetën në Ukrainë dy vjet pas fillimit të tmerrit dhe për serinë filmike që e tregon këtë. Ju ftojmë ta lexoni tërë intervistën në artikullin tonë: Letra nga lufta” drejtuar Bullgarisë".

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inteligjenca artificiale po krijon një realitet të ri për punëdhënësit dhe punëtorët

Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..

botuar më 25-02-28 7.30.PD

Komunitetet bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet në Programin e Menaxhimit të Qeverisë

Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..

botuar më 25-02-27 1.33.MD

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD