Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Vendet e komunitetit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, agresionin rus kundër Ukrainës dhe situatën në Sahel, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Bullgaria mbështet mundësinë e ekzistencës së dy shteteve. Është e rëndësishme të kemi një marrëveshje që garanton sigurinë e të dy vendeve", komentoi zëvendëskryeministrja me rastin e luftës në Gaza.
"Në prag të përvjetorit të dytë të agresionit rus kundër Ukrainës, ne dërguam edhe një herë mesazhin e përpjekjeve të bashkuara dhe solidaritetit me Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën është një investim strategjik në sigurinë e rajonit të Detit të Zi dhe Evropës", tha Gabriel. Zëvendëskryeministrja i njoftoi kolegët edhe për konferencën e ardhshme të prillit për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, e cila do të mbahet në Sofje.Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..