Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Vendet e komunitetit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, agresionin rus kundër Ukrainës dhe situatën në Sahel, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Bullgaria mbështet mundësinë e ekzistencës së dy shteteve. Është e rëndësishme të kemi një marrëveshje që garanton sigurinë e të dy vendeve", komentoi zëvendëskryeministrja me rastin e luftës në Gaza.
"Në prag të përvjetorit të dytë të agresionit rus kundër Ukrainës, ne dërguam edhe një herë mesazhin e përpjekjeve të bashkuara dhe solidaritetit me Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën është një investim strategjik në sigurinë e rajonit të Detit të Zi dhe Evropës", tha Gabriel. Zëvendëskryeministrja i njoftoi kolegët edhe për konferencën e ardhshme të prillit për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, e cila do të mbahet në Sofje.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..