Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i këngës "Lart" në interpretim të duetit të këngëtarit Miro dhe artistes Kojna Ruseva, që shënoi fillimin e projektit "Artistë që këndojnë".
Marijana Popova e cilëson këngën e saj “E vërteta” si më të preferuarën në repertorin e saj, madje duke i emërtuar një album dhe turne.
Kombinimi i butë i muzikës dhe i tekstit i sjell krijueses Biljana Angellova një sërë çmimesh. Në vitin 2015, në konkursin "Pranvera" të Radios Kombëtare Bullgare, kënga "Fjalë të palindura" e interpretuar nga Hristina Zhivkova fitoi dy çmime - për debutimin dhe çmimin e publikut. Në konkursin “Melodia e Vitit për Fëmijë 2020”, kënga “Burimi im” u dallua me çmimin e parë. Në vitin 2023 në Konkursin “Sofja Këndon” mori çmim mediatik me këngën “Ji dita ime”, kënduar nga Margarita Hranova. Kjo është një tjetër këngë e shkruar nga Biljana Angellova dhe rikrijuar nga Margarita Hranova.
Ato u takuan në vitin 2016 dhe mes tyre u krijua një miqësi dhe një bashkëpunim të frytshëm. Biljana thotë se zëri i Margarita Hranova e frymëzon me gamën e tij të jashtëzakonshme, dritën në lartësi dhe butësinë në regjistrin e ulët, si dhe me pasurinë e madhe të emocioneve. Këtë e dëgjojmë edhe në këngën “Ëndërr” me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova dhe aranzhim të Georgi Cvetkov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, Facebook / Margarita HranovaAi punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është..