Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i këngës "Lart" në interpretim të duetit të këngëtarit Miro dhe artistes Kojna Ruseva, që shënoi fillimin e projektit "Artistë që këndojnë".
Marijana Popova e cilëson këngën e saj “E vërteta” si më të preferuarën në repertorin e saj, madje duke i emërtuar një album dhe turne.
Kombinimi i butë i muzikës dhe i tekstit i sjell krijueses Biljana Angellova një sërë çmimesh. Në vitin 2015, në konkursin "Pranvera" të Radios Kombëtare Bullgare, kënga "Fjalë të palindura" e interpretuar nga Hristina Zhivkova fitoi dy çmime - për debutimin dhe çmimin e publikut. Në konkursin “Melodia e Vitit për Fëmijë 2020”, kënga “Burimi im” u dallua me çmimin e parë. Në vitin 2023 në Konkursin “Sofja Këndon” mori çmim mediatik me këngën “Ji dita ime”, kënduar nga Margarita Hranova. Kjo është një tjetër këngë e shkruar nga Biljana Angellova dhe rikrijuar nga Margarita Hranova.
Ato u takuan në vitin 2016 dhe mes tyre u krijua një miqësi dhe një bashkëpunim të frytshëm. Biljana thotë se zëri i Margarita Hranova e frymëzon me gamën e tij të jashtëzakonshme, dritën në lartësi dhe butësinë në regjistrin e ulët, si dhe me pasurinë e madhe të emocioneve. Këtë e dëgjojmë edhe në këngën “Ëndërr” me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova dhe aranzhim të Georgi Cvetkov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, Facebook / Margarita HranovaNë ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është..