Delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zhelyazkov, i cili është duke bërë një vizitë në Ukrainë, u evakuua në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm për shkak të sulmeve me raketa ruse, njoftoi BGNS. Më vonë agjencia BTA informoi se delegacioni u largua nga streha e bombave.
Bullgaria dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe i ofron mbështetje vendit në të gjitha dimensionet – politike, financiare, ushtarake dhe humanitare, tha dje Rosen Zheljazkov në Këshillin Suprem të Ukrainës. Ai shtoi se vendi ynë do të mbështesë Ukrainën aq sa duhet, duke kujtuar vendimet për furnizimin e pajisjeve të blinduara të transportit dhe municioneve për armët e vogla automatike, për trajnimin e paramedikëve ushtarakë ukrainas në vendin tonë.
Ne po diskutojmë seriozisht edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor. Sipas tij, 80 kompani bullgare me aftësi të provuara në riparimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore dhe termocentraleve, rrjeteve të tensionit të lartë dhe infrastrukturës së gazit janë të gatshme të marrin pjesë në eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë, si dhe në rritjen e lidhjes infrastrukturore të vendit me BE-në.
Në kuadrin e vizitës së tij në Ukrainë, kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov pati takim edhe me kryeministrin Denis Shmigal. Ai theksoi mbështetjen e institucioneve bullgare për të 12 paketat e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë. Zheljazkov tha gjithashtu se pala bullgare mbështet zhvillimin e "korridoreve të solidaritetit" që synojnë lehtësimin e eksportit të ushqimit nga Ukraina përmes rrugëve të ndryshme tokësore dhe detare.
Vizita e delegacionit bullgar kalon nën masa të shtuara sigurie.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..