Në Bullgari do të ndërtohet infrastrukturë prej 6 miliardë eurosh, për nevojat e NATO-s dhe për qëllime civile, njoftoi për bTV ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Këto do të jenë rrugë, hekurudha, tubacione të naftës, magazina, ndërtesa akomodimi. Aleanca do të vendosë në Bullgari grupe luftarake të brigadës shumëkombëshe prej 5000 vetash nga SHBA, Italia dhe 5 vende të tjera fqinje.
Ministri i kthyer nga SHBA tha se ka vizituar fabrikat ku po montohen 7 nga 8 avionët e parë luftarakë F-16 Block 70 të porositur. Në vjeshtë pritet të fillojnë testimet e makinerive të gatshme dhe në fillim të vitit 2025 do të dorëzohen dy avionët e parë. Menjëherë pas tyre do të dorëzohen mjetet e para të blinduara Stryker.
Tagarev vuri në dukje se shteti po përpiqet të ndihmojë marinarët e arrestuar nga husët në Jemen. Bullgaria nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në operacionin e Detit të Kuq husëve, por do të dërgojë oficerë ndërlidhës me bazë në Bahrein.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..