Në Bullgari do të ndërtohet infrastrukturë prej 6 miliardë eurosh, për nevojat e NATO-s dhe për qëllime civile, njoftoi për bTV ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Këto do të jenë rrugë, hekurudha, tubacione të naftës, magazina, ndërtesa akomodimi. Aleanca do të vendosë në Bullgari grupe luftarake të brigadës shumëkombëshe prej 5000 vetash nga SHBA, Italia dhe 5 vende të tjera fqinje.
Ministri i kthyer nga SHBA tha se ka vizituar fabrikat ku po montohen 7 nga 8 avionët e parë luftarakë F-16 Block 70 të porositur. Në vjeshtë pritet të fillojnë testimet e makinerive të gatshme dhe në fillim të vitit 2025 do të dorëzohen dy avionët e parë. Menjëherë pas tyre do të dorëzohen mjetet e para të blinduara Stryker.
Tagarev vuri në dukje se shteti po përpiqet të ndihmojë marinarët e arrestuar nga husët në Jemen. Bullgaria nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në operacionin e Detit të Kuq husëve, por do të dërgojë oficerë ndërlidhës me bazë në Bahrein.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..