Basketbollisti Aleksandër Vezenkov fitoi çmimin Sportist numër 1 i Bullgarisë për vitin 2023. Ky është çmimi i dytë radhazi për basketbollistin më të mirë bullgar, i cili tashmë drejton ekipin e “Sacramento Kings” në “Asociacionin Kombëtar të Basketbollit” të SHBA-së. Ai mblodhi 1009 pikë dhe kryesoi edicionin e 66-të të sondazhit tradicional të kryer nga Shoqata Bullgare e Gazetarëve Sportivë. Vezenkov u bë numri 1 edhe në votën e tifozëve.
Për çmimin u nominuan 69 sportistë. Tenisti numër 1 i Bullgarisë Grigor Dimitrov përfundoi në vendin e dytë me 711 pikë. Treshja u plotësua nga notari Petër Micin me 684 pikë. Me 587 pikë, Albert Popov, i vetmi bullgar në elitën e skive alpine, u rendit i katërti. Peshëngritësi Karllos Nasar përfundoi i pesti në sondazh me 572 pikë. Nurgyll Salimova (shah) u rendit e gjashta në renditjen për "Sportisti i Vitit" me 459 pikë. Gjimnastja Borjana Kalejn fitoi vendin e shtatë me 301 pikë.
Vendin e parë në mesin e ekipeve e fitoi ekipi kombëtar bullgar i shahut për femra me 940 pikë. Në kategorinë për sportistë me aftësi të kufizuara të Bullgarisë për vitin 2023 fitoi atleti Hristijan Stojanov me 430 pikë. Fituesi në edicionin e 40-të të sondazhit për "Trajnerin e Vitit" në Bullgari, organizuar nga gazeta “Trud” u bë Nikollaj Vakareev, trajner personal i notarit Petër Micin, me 115 pikë.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..