Basketbollisti Aleksandër Vezenkov fitoi çmimin Sportist numër 1 i Bullgarisë për vitin 2023. Ky është çmimi i dytë radhazi për basketbollistin më të mirë bullgar, i cili tashmë drejton ekipin e “Sacramento Kings” në “Asociacionin Kombëtar të Basketbollit” të SHBA-së. Ai mblodhi 1009 pikë dhe kryesoi edicionin e 66-të të sondazhit tradicional të kryer nga Shoqata Bullgare e Gazetarëve Sportivë. Vezenkov u bë numri 1 edhe në votën e tifozëve.
Për çmimin u nominuan 69 sportistë. Tenisti numër 1 i Bullgarisë Grigor Dimitrov përfundoi në vendin e dytë me 711 pikë. Treshja u plotësua nga notari Petër Micin me 684 pikë. Me 587 pikë, Albert Popov, i vetmi bullgar në elitën e skive alpine, u rendit i katërti. Peshëngritësi Karllos Nasar përfundoi i pesti në sondazh me 572 pikë. Nurgyll Salimova (shah) u rendit e gjashta në renditjen për "Sportisti i Vitit" me 459 pikë. Gjimnastja Borjana Kalejn fitoi vendin e shtatë me 301 pikë.
Vendin e parë në mesin e ekipeve e fitoi ekipi kombëtar bullgar i shahut për femra me 940 pikë. Në kategorinë për sportistë me aftësi të kufizuara të Bullgarisë për vitin 2023 fitoi atleti Hristijan Stojanov me 430 pikë. Fituesi në edicionin e 40-të të sondazhit për "Trajnerin e Vitit" në Bullgari, organizuar nga gazeta “Trud” u bë Nikollaj Vakareev, trajner personal i notarit Petër Micin, me 115 pikë.
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe..