Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..