Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..