Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Levski...

Nxënësit e shkollës të së dielës "Vasill Levski" në Hagë jetojnë me përulje për punën e Levskit

Foto: bgschoolvasillevski.nl

Në kryeqytetin administrativ të Holandës ndodhet edhe një Bullgari e vogël, e bashkuar rreth dy shkollave bullgare të së dielës në qytet. Po ju tregojmë për shkollën më të re prej tyre, ku patron është Apostulli i lirisë bullgare Vasill Levski.

“Për ne është shumë e rëndësishme që fëmijët ta dinë emrin e Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe se ai është një person i rëndësishëm dhe i shenjtë për çdo bullgar në Hagë”, shpjegon Filiz Ahmedova, drejtoreshë e shkollës të së dielës në Hagë.

“Ky vit akademik është i treti për shkollën tonë, e cila u themelua në vitin 2021. Ajo u themelua nga krijuesit e fondacionit “the Other Bulgaria” në Holandë – tha zonja Ahmedova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ideja ishte që të hapej një shkollë tjetër e së dielës, pasi shumica e bashkatdhetarëve tanë nuk kishin mundësi të frekuentonin tjetrën, sepse vendndodhja e saj nuk ishte e përshtatshme për ta. Shkolla jonë ndodhet në lagjen "Laak", ku është i përqendruar komuniteti bullgar. Aty mësojnë 130 fëmijë dhe duke pasur parasysh se kanë kaluar vetëm 3 vite nga hapja e shkollës, për ne kjo është një arritje e madhe. Na vjen mirë që arritëm të bëjmë më shumë bullgarë ta prekin gjuhën bullgare."

Prej dy vitesh shkolla ka edhe një grup çerdheje, që pranon fëmijë që kanë mbushur moshën dy vjeçare.


Profili i emigrantëve bullgarë të shpërndarë në të gjithë Evropën dhe botën është i ndryshëm, po ashtu edhe arsyet që i kanë çuar të jetojnë larg atdheut të tyre. Ata në Hagë nuk përbëjnë përjashtim:

"Prindërit e nxënësve tanë janë larguar nga Bullgaria shumë vite më parë. Ata u larguan pa dëshirë, për arsye ekonomike. Vëzhgimet tona tregojnë se ata nuk kanë ndërmend të kthehen në Bullgari, por duan të rrisin fëmijët e tyre, duke ushqyer vetëdijen e tyre bullgare" - shpjegon Filiz Ahmedova.


Që me themelimin e saj, shkolla bullgare e së dielës "Vasill Levski" kaloi një periudhë të vështirë, pasi që në vitin e parë të saj duhej të vetëfinancohej dhe drejtori i saj duhej të kërkonte një godinë të përshtatshme dhe mësues që do të pranonin të jepnin mësim në kohën e tyre të lirë në fundjavë. Për fat të mirë, e gjithë kjo u përballua dhe sot ekipi prej gjashtë personash që punon me fëmijët në dy turne është më i motivuar se kurrë. Nëse deri para dy vitesh shkolla kishte mësim vetëm të shtunave, tani interesimi është aq i madh sa që bashkëatdhetarët tanë i shfrytëzojnë ambientet e ndërtesës edhe të dielave.


“Dëshiroj të ndaj se pasi publikuam njoftimin për shkollën e re bullgare, morëm shumë thirrje dhe urime për zgjedhjen e emrit – kujton Filiz Ahmedova. – Lajmi se do të ketë një shkollë të re bullgare në Hagë ishte jo aq emocionues sa fakti që mban emrin e Apostullit”.

Ashtu si në shkollat ​​e tjera të së dielës bullgare në mbarë botën, bullgarët e vegjël në shkollën e së dielës "Vasill Levski" në Hagë studiojnë gjuhën dhe letërsinë bullgare, historinë dhe gjeografinë, si dhe lëndën "Folklor", në të cilën njohin traditat bullgare, si dhe kremtojnë festat e ndryshme të krishtera - Krishtlindjen, e Diela e Palmave, Pashkët etj. Para disa ditësh në orën e letërsisë me një prezantim të veçantë nxënësit nderuan poeten bullgare Petja Dubarova. Rasti ishte 4 dhjetori, kur u bënë 44 vjet nga vdekja e saj e parakohshme në vitin 1979, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.


Shkolla nderon ditën e Apostullit çdo vit më 18 shkurt - datën në të cilën heroi më i dashur i Bullgarisë - Vasill Levski – i cili shtoi etjen e popullit tonë për liri, varet në litar.

Nxënësit e mëdhenj të shkollës në Hagë i njohin më të vegjlit me jetën dhe veprën e Vasill Ivanov Kunçevit dhe u kujtojnë disa nga amanetet e tij. Pas kësaj, të gjithë nxënësit marrin pjesë në një garë kërcimi prej luani, duke menduar për vetëflijimin e Dhjakut që vendi i tyre të jetë sot një vend i lirë dhe i pavarur. Nuk mungon edhe këndimi i himnit në nder të tij, të shkruar nga poetja Marija Ninova, me titull “Këngë për Apostullin”. Dhe tani me kënaqësi i bashkohen nismës së Radio Bullgarisë "Për Levski".

Këngë për Apostullin të interpretuar nga fëmijët e grupit ''Smehorançeta''

Lexoni më tepër:

Publikimi u realizua në kuadër të një projekti të realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të Programit Kombëtar për përkujtimin e 150 vjetorit të vdekjes së Vasill Levskit.

Foto: bgschoolvasillevski.nl, FB / bgschoolvasillevski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD