Në kryeqytetin administrativ të Holandës ndodhet edhe një Bullgari e vogël, e bashkuar rreth dy shkollave bullgare të së dielës në qytet. Po ju tregojmë për shkollën më të re prej tyre, ku patron është Apostulli i lirisë bullgare Vasill Levski.
“Për ne është shumë e rëndësishme që fëmijët ta dinë emrin e Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe se ai është një person i rëndësishëm dhe i shenjtë për çdo bullgar në Hagë”, shpjegon Filiz Ahmedova, drejtoreshë e shkollës të së dielës në Hagë.
“Ky vit akademik është i treti për shkollën tonë, e cila u themelua në vitin 2021. Ajo u themelua nga krijuesit e fondacionit “the Other Bulgaria” në Holandë – tha zonja Ahmedova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ideja ishte që të hapej një shkollë tjetër e së dielës, pasi shumica e bashkatdhetarëve tanë nuk kishin mundësi të frekuentonin tjetrën, sepse vendndodhja e saj nuk ishte e përshtatshme për ta. Shkolla jonë ndodhet në lagjen "Laak", ku është i përqendruar komuniteti bullgar. Aty mësojnë 130 fëmijë dhe duke pasur parasysh se kanë kaluar vetëm 3 vite nga hapja e shkollës, për ne kjo është një arritje e madhe. Na vjen mirë që arritëm të bëjmë më shumë bullgarë ta prekin gjuhën bullgare."
Prej dy vitesh shkolla ka edhe një grup çerdheje, që pranon fëmijë që kanë mbushur moshën dy vjeçare.
Profili i emigrantëve bullgarë të shpërndarë në të gjithë Evropën dhe botën është i ndryshëm, po ashtu edhe arsyet që i kanë çuar të jetojnë larg atdheut të tyre. Ata në Hagë nuk përbëjnë përjashtim:
"Prindërit e nxënësve tanë janë larguar nga Bullgaria shumë vite më parë. Ata u larguan pa dëshirë, për arsye ekonomike. Vëzhgimet tona tregojnë se ata nuk kanë ndërmend të kthehen në Bullgari, por duan të rrisin fëmijët e tyre, duke ushqyer vetëdijen e tyre bullgare" - shpjegon Filiz Ahmedova.
Që me themelimin e saj, shkolla bullgare e së dielës "Vasill Levski" kaloi një periudhë të vështirë, pasi që në vitin e parë të saj duhej të vetëfinancohej dhe drejtori i saj duhej të kërkonte një godinë të përshtatshme dhe mësues që do të pranonin të jepnin mësim në kohën e tyre të lirë në fundjavë. Për fat të mirë, e gjithë kjo u përballua dhe sot ekipi prej gjashtë personash që punon me fëmijët në dy turne është më i motivuar se kurrë. Nëse deri para dy vitesh shkolla kishte mësim vetëm të shtunave, tani interesimi është aq i madh sa që bashkëatdhetarët tanë i shfrytëzojnë ambientet e ndërtesës edhe të dielave.
“Dëshiroj të ndaj se pasi publikuam njoftimin për shkollën e re bullgare, morëm shumë thirrje dhe urime për zgjedhjen e emrit – kujton Filiz Ahmedova. – Lajmi se do të ketë një shkollë të re bullgare në Hagë ishte jo aq emocionues sa fakti që mban emrin e Apostullit”.
Ashtu si në shkollat e tjera të së dielës bullgare në mbarë botën, bullgarët e vegjël në shkollën e së dielës "Vasill Levski" në Hagë studiojnë gjuhën dhe letërsinë bullgare, historinë dhe gjeografinë, si dhe lëndën "Folklor", në të cilën njohin traditat bullgare, si dhe kremtojnë festat e ndryshme të krishtera - Krishtlindjen, e Diela e Palmave, Pashkët etj. Para disa ditësh në orën e letërsisë me një prezantim të veçantë nxënësit nderuan poeten bullgare Petja Dubarova. Rasti ishte 4 dhjetori, kur u bënë 44 vjet nga vdekja e saj e parakohshme në vitin 1979, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.
Shkolla nderon ditën e Apostullit çdo vit më 18 shkurt - datën në të cilën heroi më i dashur i Bullgarisë - Vasill Levski – i cili shtoi etjen e popullit tonë për liri, varet në litar.
Nxënësit e mëdhenj të shkollës në Hagë i njohin më të vegjlit me jetën dhe veprën e Vasill Ivanov Kunçevit dhe u kujtojnë disa nga amanetet e tij. Pas kësaj, të gjithë nxënësit marrin pjesë në një garë kërcimi prej luani, duke menduar për vetëflijimin e Dhjakut që vendi i tyre të jetë sot një vend i lirë dhe i pavarur. Nuk mungon edhe këndimi i himnit në nder të tij, të shkruar nga poetja Marija Ninova, me titull “Këngë për Apostullin”. Dhe tani me kënaqësi i bashkohen nismës së Radio Bullgarisë "Për Levski".
Këngë për Apostullin të interpretuar nga fëmijët e grupit ''Smehorançeta''
Lexoni më tepër:
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..