Nga 15 deri më 17 dhjetor, në qytetin e vjetër të Plovdivit do të mbahet panairi i parë i artizanatit për Krishtlindje. Atelietë e zejtarëve hapin dyert e tyre për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një produkt nën drejtimin e mjeshtërve të talentuar. Në dispozicion janë edhe vepra të autorit, të punuara me shumë dashuri dhe kujdes. Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të udhëtojnë pas në kohë me një sesion fotografik ose një foto në stilin retro. Në rrugën e zanateve, ata do të mund të shijojnë biskotat e Krishtlindjeve me aromë xhenxhefili, të pinë çokollatë të nxehtë, ose verë të zier. Është parashikuar edhe një vizitë familjare falas në studiot e artizanatit, si dhe shfaqje falas të filmave të vjetër. Artistët do të bëjnë demonstrime falas dhe do të flasin për pikturimin e ikonave, gdhendjen në dru, qeramikën e artit, pëlhurat artistike etj.
Për atmosferën festive dhe humorin e mirë të Panairit të Artizanatit është përzgjedhur një program i veçantë muzikor.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNjë seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", e cila u lançua në vitin..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe..