Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo është ajo që studiuesi i Akademisë Bullgare të Shkencave, Dr. Spas Tashev, gjurmon në veprën e tij të fundit shkencore. Një theks i veçantë i vihet periudhës së viteve 1944-1990, e cila deri më tani nuk është studiuar fare në shkencën bullgare, mësojmë nga njoftimi për shtyp i Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, e cila organizoi shtypjen dhe prezantimin e librit. Përfaqësues të këtyre komuniteteve, si dhe studentë nga rrethet e tyre që mësojnë në universitetet bullgare sipas Dekretit të Këshillit të Ministrave 103, dhe studiues, janë të ftuar të marrin pjesë në premierën e librit "Komunitetet Bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset socio-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Në këtë aktivitet pritet të marrë pjesë edhe nënresidentja Ilijana Jotova.
„Më 23 prill, në Qendrën Kulturore Bullgare në rrugën Veslec nr. 13, do të prezantohet zyrtarisht vepra e Dr. Spas Tashev, pasi libri është pjesë e programit botues të Agjencisë - saktëson Lili Spasova, eksperte kryesore në Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. – Vetë Spas Tashev e përcakton veprën e tij si të dedikuar për politikanë, diplomatë dhe burrështetas, por sipas mendimit tim libri do të ishte interesant dhe i dobishëm për këdo që dëshiron të mësojë më shumë rreth kësaj bashkësie historike në Shqipëri dhe Kosovë. Përmban shumë dokumente të botuara dhe statistika interesante, duke përfshirë deri në vitin 2023. Është shkruar në një mënyrë jashtëzakonisht interesante, madje edhe për një jo-historian si unë."
Dr. Spas Tashev është specialist në çështjet e migracionit dhe bullgarëve jashtë vendit. Ai u diplomua në Institutin Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore dhe në Universitetin Trak. Ai është themeluesi dhe drejtor i parë i Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Bullgarisë në Shkup. Në periudhën e viteve 1998-2002 ishte zëvendëskryetar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit. Ai ka doktoraturë në statistikë dhe demografi nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe është lektor në Universitetin Jugperëndimor "Neofit Rillski" në Bllagoevgrad.
Më shumë mbi temën mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: IABÇ, BTA
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..