Nga 15 deri më 17 dhjetor, në qytetin e vjetër të Plovdivit do të mbahet panairi i parë i artizanatit për Krishtlindje. Atelietë e zejtarëve hapin dyert e tyre për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një produkt nën drejtimin e mjeshtërve të talentuar. Në dispozicion janë edhe vepra të autorit, të punuara me shumë dashuri dhe kujdes. Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të udhëtojnë pas në kohë me një sesion fotografik ose një foto në stilin retro. Në rrugën e zanateve, ata do të mund të shijojnë biskotat e Krishtlindjeve me aromë xhenxhefili, të pinë çokollatë të nxehtë, ose verë të zier. Është parashikuar edhe një vizitë familjare falas në studiot e artizanatit, si dhe shfaqje falas të filmave të vjetër. Artistët do të bëjnë demonstrime falas dhe do të flasin për pikturimin e ikonave, gdhendjen në dru, qeramikën e artit, pëlhurat artistike etj.
Për atmosferën festive dhe humorin e mirë të Panairit të Artizanatit është përzgjedhur një program i veçantë muzikor.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaPërmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe..