Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është liruar anija e rrëmbyer “Central Park” me dy bullgarë në bord

Foto: EPA/BGNES

Anija cisternë “Central Park” me dy marinarë bullgarë, e cila u rrëmbye dje, 26 nëntor, nga sulmues të armatosur të panjohur në Gjirin e Adenit, tashmë është në vend të sigurt. Anija u lirua pasi një luftanije amerikane iu përgjigj një thirrjeje fatkeqësie, raportuan Reuters dhe Guardian, duke cituar autoritetet amerikane.

Cisterna tregtare është e ngarkuar me acid fosforik, lundron nën flamurin e Liberisë dhe është nën menaxhimin e kompanisë shumëkombëshe të anijeve "Zodiac Maritime" - pjesë e "Zodiac Group" të miliarderit izraelit Eyal Ofer. Supozohet se kjo është arsyeja se pse anija u bë shënjestër e një sërë sulmesh në Jemen lidhur me luftën midis Hamasit dhe Izraelit.

Një javë më parë, rebelët jemenas Houthi kapën një anije mallrash të destinuar për në Izrael në pjesën jugore të Detit të Kuq, kapiteni dhe ndihmësi i tij i parë i së cilës janë shtetas bullgarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD