Anija cisternë “Central Park” me dy marinarë bullgarë, e cila u rrëmbye dje, 26 nëntor, nga sulmues të armatosur të panjohur në Gjirin e Adenit, tashmë është në vend të sigurt. Anija u lirua pasi një luftanije amerikane iu përgjigj një thirrjeje fatkeqësie, raportuan Reuters dhe Guardian, duke cituar autoritetet amerikane.
Cisterna tregtare është e ngarkuar me acid fosforik, lundron nën flamurin e Liberisë dhe është nën menaxhimin e kompanisë shumëkombëshe të anijeve "Zodiac Maritime" - pjesë e "Zodiac Group" të miliarderit izraelit Eyal Ofer. Supozohet se kjo është arsyeja se pse anija u bë shënjestër e një sërë sulmesh në Jemen lidhur me luftën midis Hamasit dhe Izraelit.
Një javë më parë, rebelët jemenas Houthi kapën një anije mallrash të destinuar për në Izrael në pjesën jugore të Detit të Kuq, kapiteni dhe ndihmësi i tij i parë i së cilës janë shtetas bullgarë.Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një..
“Forca për brezin e ri” është një fushatë e re kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla, e cila do ta mposht agresionin me fuqinë e mesazheve pozitive. Ai synon jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, mësuesit, institucionet, mediat, për të ndihmuar në..
Pa ndryshim të sistemit, fondet për kulturën nuk do të ndahen siç duhet dhe do të vazhdojnë të jenë në mungesë. Para BNT-së, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës Najden Todorov deklaroi se ka përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..