Industria turistike parashikon një sezon të fortë dimri, lidhur jo vetëm me skijimin dhe borën, por edhe me pushimet balneo, spa dhe Wellness, me festat e ardhshme, me ngjarje kulturore, biznesi dhe sportive, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.
Mbi 1.7 milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë vendin tonë në sezonin e ardhshëm, që është më shumë se parapandemisë 2019. Gjithashtu, rreth 3.5 milionë do të jenë udhëtimet dimërore të bullgarëve në vend. Bullgari këtë dimër do të pushojë në male, qytete dhe te të afërmit e tij në vendin tonë”, tha Rumen Draganov.
Sipas tij, dy konfliktet ushtarake nuk do të ndikojnë në kuadrin makro të turizmit. Në vitin 2024, vëllimet e realizuara në vitin 2019 pritet të tejkalohen me rreth 5 për qind. Më së shumti vizita priten nga shtetasit e Bashkimit Evropian - 62%, pasuar nga ata nga Britania e Madhe dhe Turqia.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..