Industria turistike parashikon një sezon të fortë dimri, lidhur jo vetëm me skijimin dhe borën, por edhe me pushimet balneo, spa dhe Wellness, me festat e ardhshme, me ngjarje kulturore, biznesi dhe sportive, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.
Mbi 1.7 milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë vendin tonë në sezonin e ardhshëm, që është më shumë se parapandemisë 2019. Gjithashtu, rreth 3.5 milionë do të jenë udhëtimet dimërore të bullgarëve në vend. Bullgari këtë dimër do të pushojë në male, qytete dhe te të afërmit e tij në vendin tonë”, tha Rumen Draganov.
Sipas tij, dy konfliktet ushtarake nuk do të ndikojnë në kuadrin makro të turizmit. Në vitin 2024, vëllimet e realizuara në vitin 2019 pritet të tejkalohen me rreth 5 për qind. Më së shumti vizita priten nga shtetasit e Bashkimit Evropian - 62%, pasuar nga ata nga Britania e Madhe dhe Turqia.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..