Dy grupe të dashura rok bullgare nga breza të ndryshëm do të kënaqin fansat e tyre në Londër më 10 nëntor. Pas një sërë koncertesh në vendin tonë, grupi “Ostava” do të prezantojë albumin e fundit “Oksigjen” me një koncert në kryeqytetin britanik.
Muzikantët e presin me padurim koncertin e ardhshëm, sepse klubi në qendër të Londrës është legjendar për emrat e shumtë botërorë që prezantuan albumet e tyre të para atje edhe para se të arrinin famën. Por përpara këngëtarëve të grupit Svilen Noev, Georgi Georgiev, Bojan Petkov, Aleks Marburg dhe Daniell Petrov, në skenë do të shfaqet shpresa e re e indi rokut në vendin tonë - grupi INNERGLOW, të cilin djemtë nga “Ostava” e mbështetin prej kohësh.
Takimi me publikun jashtë vendit shkakton emocion të veçantë, thotë për BNR prijësi i grupit “Ostava” Svilen Noev:
"Ne e bëjmë atë që nga viti 2005 dhe është shumë bukur. Më parë ishte pak e vështirë sepse vendi ynë nuk ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Tani është shumë më e lehtë për të gjithë të udhëtojnë. Por prapë të luash në Londër në një klub të madh është shumë emocionuese për ne.”
Përveç këngëve nga albumi i ri “Oksigjen”, djemtë e grupit “Ostava” do të luajnë këngë të tjera të cilët prej kohe u kthyen në hite.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Sabina Stefanova, Facebook/ OstavaNjë nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..